Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Prishtinë.
Sopas raportit, rasti ka ndodhur në rrugën “Harun Aliu” rreth orës 17:40.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje.