Një person është gjetur i vdekur sot në një punëtori në Gjakovë, shkruan TV Arbëria.
Lajmin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i cili bëri të ditur se vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore . Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, potencoi mes tjerash ai.