Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet pa shenja jete një 82-vjeçare në Elbasan

Gjendet pa shenja jete një 82-vjeçare në Elbasan

Një 82-vjeçare e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë në Elbasan, është gjetur pa shenja jete ditën e sotme.

Policia tha se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., raporton euronews.al.

Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rrëshqitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.