Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet pa shenja jete një 17 vjeçar në fshatin Ujz të Gjakovës

Gjendet pa shenja jete një 17 vjeçar në fshatin Ujz të Gjakovës

Një 17 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Ujz të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtor i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Graishta ka treguar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:20.

“Rreth orës 10:20 është raportuar se në fshatin Ujz-Gjakovë, në shtëpinë e tij viktima mashkull nga Kosova është gjetur pa shenja jete. Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal ku është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Graishta.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, kanë thënë për Telegrafin se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Me të marrë informacionin nga ana e policisë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Janë duke u ndërmarrë të gjitha procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë e Gjakovës.

Lidhur me këtë rast policia ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh.

“Raportohet se në Spitalin e Gjakovës është sjellë pa shenja jete viktima mashkull nga Kosova. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, është thënë në raport. 

/TV Arbëria

Themes by WordPress