Ka vdekur Fatime Maliqi, e moshuara që kishte humbur që nga nata e së mërkurës.
Ajo u gjet në afërsi të lumit të Dobërçanit pa shenja jete.
Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi i të moshuarës, i cili konfirmoi se ajo është gjetur pa shenja jete në një pjesë të fshatit.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa për rastin tashmë është njoftuar edhe Policia.
E moshuara kishte dalë nga shtëpia më 4 korrik, pas mesnatës dhe deri sot nuk dihej asgjë për fatin e saj.