Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet një pushkë me 60 fishekë në Mitrovicë

Gjendet një pushkë me 60 fishekë në Mitrovicë

Policia e Kosovës njoftoi të martën se një qytetar në Mitrovicë ka hasur në një pushkë dhe 60 fishekë të mbështetjella në një qese najloni.

Sipas njoftimit, arma dhe fishekët janë konfiskuar nga njësiti i krim teknikës.

“Mitrovicë 21.08.2023 – 13:40. Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se kishte hasur një pushkë dhe 60 copë fishekë të mbështjellura në një qese najloni. Arma dhe fishekët janë konfiskuar nga njësiti i krim teknikës”, thuhet në raportin policor.

Rasti nën hetime.

/TV Arbëria