Një mjet i pashpërthyer është hasur dje nga një qytetar në rrugën Brahim Ademi në Ferizaj.
Njësia për deminim e FSK-së ka tërhequr mjetin në mënyrë të sigurtë, teksa askush nuk ka pësuar lëndime në proces.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes – predhë. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident.”, thuhet në njoftimin e Policisë.