Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet një portofol me para në Vushtrri, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e pronarit

Gjendet një portofol me para në Vushtrri, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e pronarit

Policia e Kosovës në Vushtrri ka pranuar një portofol me një shumë parash, të cilin një qytetar e kishte gjetur në rrugë dhe më pas e kishte dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit të Policisë, portofoli nuk përmban dokumente identifikuese, prandaj ende nuk është bërë i mundur identifikimi i pronarit të tij.

“Policia në Vushtrri ka pranuar një portofol me një shumë parash të cilin një qytetar e kishte gjetur në rrugë në Vushtrri.

Portofoli i dorëzuar në Polici nuk përmban dokumente identifikuese, andaj, me qëllim të identifikimit të pronarit legjitim dhe kthimit të portofolit së bashku me paratë, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.

Ftohet personi që e ka humbur portofolin apo kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e pronarit, të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri, ku pas verifikimit të rrethanave dhe dëshmive përkatëse do t’i dorëzohet pronarit legjitim.

Policia falënderon qytetarin për veprimin e përgjegjshëm!”, thuhet në njoftimin e policisë.