Një person ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë një person në trotuar. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 06:12, në Podujevë.
Tutje në raport bëhet e ditur se sipas familjarëve viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull. Sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport thuhet se në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve. /TV Arbëria