Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Gjendet një person i pajetë pranë nënkalimit te “Kodra e Diellit”

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në rrugën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Policia e Tiranës raporton se bëhet fjalë për 62-vjeçarin me iniciale Th.B., i cili është gjetur pa shenja jete në afërsi të nënkalimit të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, në rrugën “Kodra e Diellit”, në afërsi të nënkalimit ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Th. B., 62 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.