Një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:15 në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull nga Kosova është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
/TV Arbëria