Një qytetar nga Sllapuzhani i Suharekës e ka njoftuar policinë se përderisa po kryente punime prapa shtëpisë, ka hasur në mjet të dyshimtë shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i deminimit të FSK-së, të cilët e kanë tërhequr mjetin, granatë e dorës, pa incident.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi i deminimit të FSK-së që e ka tërhequr mjetin (granatë dore) pa ndonjë incident.”, thuhet në njoftim.