Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, banor i Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), u gjet pasditen e të premtes, më 20 shkurt 2026, në një copë tokë pranë rrugës Chivola, e cila të çon nga qendra e Bra-s në fshatin historik të Pollenzo-s në Itali.
Mediat italiane bëjnë të ditur se një shofer që po kalonte vuri re trupin e viktimës pranë një Lancia Ypsilon të zi, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të tij, dhe ngriti alarmin.
Dyshohet se i riu është vrarë nga një plumb në kokë, ndërsa arma nuk u gjet në vendngjarje, shkruan A2CNN.
Kjo teori mbështetet edhe nga fakti se trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.