Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Një person është gjetur i vdekur sonte në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Policia po punon  në sqarimin e rrethanave të rastit’’, ka njoftuar Policia.