Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet i vdekur një person në Pejë, Policia jep detaje për Arbëria TV

Gjendet i vdekur një person në Pejë, Policia jep detaje për Arbëria TV

Një person është gjetur i vdekur sot në Pejë, shkruan Arbëria TV.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugen ” Vllëzërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes””, ka potencuar Rugova për TV Arbëria.