Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë në një lokal në qytetin e Klinës.
I njëjti dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Vdekjen e tij e kanë konstatuar nga ekipi mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.