Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë-Kosovë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë-Kosovë

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se mbesa e tij ka lajmëruar policinë pasi nuk arrinte të kontaktonte me dajën e saj tashmë të ndjerë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

“Rruga “Nënë Tereza”, Fushë Kosovë 12-13.01.2023 – 13:00-17:20. Ankuesja femër sh/k ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull sh/k) i cili jeton i vetëm në banesë. Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e policisë. /TV Arbëria

Powered by WordPress