Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet i vdekur një burrë në Vitomiricë të Pejës, familjarët e panë nga dritarja  

Gjendet i vdekur një burrë në Vitomiricë të Pejës, familjarët e panë nga dritarja  

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës.

Policia tha se atë e panë nga dritarja të shtrirë disa familjarë dhe se më pas atje shkoi njësia policore bashkë me ekipin mjekësor, i cili kishte konstatuar vdekjen e tij.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë  09.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, përmes dritares, nga disa familjar të tij, ishte vërejtur i shtrirë në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.