Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë, Policia po e heton rastin

Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një burri në Shtërpcë, që thuhet se është gjetur pa shenja jete të dielën.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.