Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, në prani të familjarëve zjarrfikësit e hapën me forcë derën e banesës së tij

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, në prani të familjarëve zjarrfikësit e hapën me forcë derën e banesës së tij

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij dje në Prizren.

Në vend të ngjarjes shkuan edhe zjarrfikësit, të cilëve iu desh ta hapnin derën me forcë në prani të familjarëve të të ndjerit.

“Është raportuar se viktima mashkull nga Kosova, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, tha policia.