Në vendin tonë, jo rrallë herë raportohet për raste të vdekjeve, ku persona të moshave të ndryshme gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, apo apartamentet ku jetojnë.
E këto raste bëhen akoma më të rënda, kur viktimat vdekja i gjenë pa asnjë person pranë vetes, pasi kanë jetuar të vetëm.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Viktima jetonte i vetëm prej vitesh dhe dyshohet se ka ndërruar jetë pa qenë i pranishëm askush pranë tij.
Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e 61-vjeçarit.
Ndërkaq, menjëherë pas pranimit të informatës, në lokacionin ku ka ndodhur rasti kanë dalë edhe njësitet policore.