Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut.
Bëhet fjalë për të riun Arlind Dakaj.
Në njoftimin e SHKKSH-së thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, Dakaj është gjetur diku rreth orës 15, afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.
“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.
Për shëndetin e të riut nuk është bërë e ditur akoma asgjë.