Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Prishtinë, rasti po hetohet

Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Prishtinë, rasti po hetohet

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj pasditen e së dielës në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

“Prishtinë / 07.07.2024 – 17:35. Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, njofton PK’ja.