Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet e vdekur një 91-vjeçare në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një 91-vjeçare në Prishtinë, policia nis hetimet

Një 91-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot, në një banesë në rrugën “Halil Ademaj”, në afërsi të Parkut të Qytetit  në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Halil Ademaj’ në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91-vjeçare”, ka thënë ajo. /Gazeta Express/