Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Obiliq, policia: Rrethanat ende të paqarta

Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Obiliq, policia: Rrethanat ende të paqarta

Një grua 48-vjeçare është gjetur e vdekur sot në mesditë në fshatin Raskovë të Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rrethanat e vdekjes janë “ende të paqarta”.

“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur në koordinim të plotë me Prokurorinë