Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjendet 13 vjeçari që ishte zhdukur në Prizren

Gjendet 13 vjeçari që ishte zhdukur në Prizren

Policia sot ka informuar se është gjetur 13 vjeçari që ka qenë i zhdukur në Prizren.

Ender Cahani është gjetur mbrëmë rreth orës 18:00.

“Me datë 13.12.2022 rreth orës 18:00 , pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur, fale bashkëpunimit te qytetareve policia ka marr disa informata rreth vend ndodhjes se viktimës se lartcekur, i cili ka qene i raportuar si i zhdukur nga ana e familjareve. Me të mare informatën hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të Stacionit Policor Prishtine –Juge, të cilët kane dakë në teren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22.”, ka bërë të ditur Policia.

13 vjeçari është marrë nga familjarët e tij.

“I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, ne prezence të punëtorit Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar ne Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij. Fëmija është marr nga familjarët e tij. Për te gjitha veprimet e ndërmarr hetuesit Rajonale janë konsultuar me Prokurorin kujdestare. I njëjti është arritur te gjendet fale bashkëpunimit te qytetareve andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën, së bashku jemi më të fort.”, është bërë e ditur në njoftimin e PK-së.   /TV Arbëria

Powered by WordPress