Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste ku janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese.
Në Kamenicë, një grua ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së saj ka gjetur një mjet të dyshuar.
“Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 15.10.2024 – 15:57. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së saj ka gjetur një mjet të dyshuar. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e deminimit të Policisë së Kosovës që e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.
Edhe në Suharekë, një burrë njoftoi policinë se gjatë punimit të arës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
“Suharekë 15.10.2024 – 09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë punimit të arës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet tutje në njoftim.