Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se u përkasin disa të zhdukurve gjatë luftës

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se u përkasin disa të zhdukurve gjatë luftës

Në Rahovec janë realizuar disa gërmime që rezultuan me gjetje të mbetjeve eshtërore, që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës.

Gërmimet janë bërë nga njësitet policore nga Sektori për hetimin e personave të zhdukur, dhe në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas policisë, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Ato janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.