Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjenden mbetje eshtërore në dy lokacione në Prizren, dyshohen të jenë të luftës në Kosovë

Gjenden mbetje eshtërore në dy lokacione në Prizren, dyshohen të jenë të luftës në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të personave të zhdukur dhe gjetjen e mbetjeve eshtërore në rajone të ndryshme të vendit.

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë gërmimeve të realizuara nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur, në dy lokacione të dyshuara janë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjeko-ligjore.

“Fsh. Lubizhdë, Prizren 26.04.1999, 1998-1999. Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”, thuhet në raport të Policisë.