Dy trupa u gjetën pas një shpërthimi që rrafshoi një ndërtesë katërkatëshe të dielën në qytetin jugor francez të Marsejës.
Autoritetet lokale thanë se gjashtë persona mbetën të pagjetur dhe se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.
Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine.
Pesë persona nga ndërtesat fqinje pësuan lëndime të lehta në shpërthim dhe rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Dy blloqe aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë pa shkaktuar lëndime shtesë.
Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhjeje gazi.
Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh në Twitter se ai “po mendonte për të prekurit dhe të dashurit e tyre” dhe falënderoi punonjësit e urgjencës për përpjekjet e tyre, shkruan BBC.
Kryetari i bashkisë së Marsejës, Benoît Payan tha se ekipet e shpëtimit mbetën “të vendosur” për të gjetur njerëz të gjallë. “Shpresa duhet të na mbajë”, tha ai.
Ndërtesa besohet të ketë pasur nga një apartament në çdo kat, dhe zyrtarët e qytetit thanë më herët se njerëzit e zhdukur përfshinin një çift të ri.
/TV Arbëria