Policia e Kosovës ka gjetur bimë kanabis të mbjella në një vazo në Ferizaj, ku raportohet se ky rast të ketë ndodhur mesditën e së dielës dhe është iniciuar si “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres ose bimëve të kanabisit”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë konfiskuar 11 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.
“Raportohet se janë gjetur të mbjellura në një vazo disa bimë të substancës se dyshuar narkotike te llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore me ç’rast janë konfiskuar 11 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 0.50 deri 0.70 cenitmetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, tha Policia e Kosovës më 29 shtator.