Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Gjeloshaj: Orientimi euroatlantik i Malit të Zi, i pacënueshëm

Gjeloshaj: Orientimi euroatlantik i Malit të Zi, i pacënueshëm

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi u zhbllokua funksionimi i disa institucioneve të drejtësisë dhe Mali i Zi zhvilloi konferencën ndërqeveritare me Bashkimi. Evropian.

Megjithatë, zgjedhja e përfaqësuesit të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse për kryetar të parlamentit, Andrija Mandiç, ka ngjallur shqetësime tek Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zëvendës kryeministri dhe ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj tha se roli i Andrija Mandiç, përfaqësues i partive pro-serbe dhe pro-ruse si kryeparlamentar dhe përfshirja gjatë këtij viti në kabinetit qeveritar të përfaqësuesve të tjerë të këtyre forcave, nuk do të ndryshojnë orientimin euroatlantik të Malit të Zi.

Xhaferi mban mbledhjen e parë të Qeverisë: Pres që të gjithë ministrat të punojnë me përkushtim
Sipas tij çështjet si integrimet euroatlantike dhe vazhdimi i sanksioneve ndaj Rusisë, janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit, të cilën qeveria do ta respektojë.

“Nëse ka shkelje të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, nuk do të largohemi vetëm ne, por edhe të tjerët. Mendoj se ai që do të shkelte pikat e marrëveshjes nuk do të jetë më pjesë e qeverisë”, tha zoti Gjeloshaj.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjeloshaj, javën e ardhshme bëhen 100 ditët e para të qeverisë së re të Malit të Zi. Ne raportin e fundit Keshilli Europian nxiti vendin tuaj të ndërmarrë reforma urgjente në kuadrin e integrimit euroatlanik, si reforma në drejtësi. Cilat janë masat që po merren në këtë drejtim?

Nik Gjeloshaj: Sinqerisht 100 ditët e para, sa i përket rrugës euroatlantike, integrimit në Bashkimin Evropian, qeveria ka bërë shumë hapa. Në fillim kam patur dilema nëse do të mund të zgjidheshin kaq shumë çështje, por përfundoi procesi i zgjedhjes së gjyqtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese. Për ne kjo është e rëndësishme sepse ai është shqiptar. Gjatë kësaj periudhe është kompletuar Këshilli Gjyqësor dhe një javë më parë u zgjodh kryeprokurori shtetëror. Pra për pesë vite, Mali i Zi nuk kishte prokuror shtetëror, nga viti 2019 nuk u arrit konsensus për këtë çështje në parlament. U gjet mundësia për këtë dhe me mbështetjen e mbi 70 për qind të parlamentit u zgjodh kryeprokurori i shtetit. Zgjidhja e këtyre tre çështjeve ka avancuar pozitën e Malit të Zi në rrugën e integrimit evropian. Kemi patur edhe një takim të qeverisë së Malit të Zi me përfaqësues të Bashkimit Evropian në Bruksel, një gjë që nuk kishte ndodhur për më shumë se dy vite. Pra, për 100 ditë janë zgjidhur këto çështje të mëdha. Qeveria ka miratuar edhe një buxhet prej tre miliardë eurosh, i cili përfshin investime të mëdha kapitale dhe ajo që është me rëndësi për ne, ai përfshin investime në zonat ku jetojnë shqiptarët. Pra, për 100 ditë jemi të kënaqur me atë që ka arritur qeveria e Malit të Zi.

 

Themes by WordPress