Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Gjëja që nuk duhet ta bëni kurrë nëse zgjoheni në mes të natës

Gjëja që nuk duhet ta bëni kurrë nëse zgjoheni në mes të natës

Ekspertët kanë paralajmëruar njerëzit për “gjënë më të keqe” që mund të bëjnë kur zgjohen në mes të natës dhe kjo është diçka për të cilën shumë prej nesh jemi fajtorë.

Me angazhimet tona të përditshme, gjumi i mirë i natës është vendimtar për rikuperimin tonë. Por, shpesh është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, veçanërisht kur ne jemi të ngulur në ekranet për pjesë të mëdha të ditës.

Ka shumë truke për t’i ndihmuar njerëzit të bien në gjumë, por ekspertët në këtë fushë thonë se një gjë nuk duhet ta bëni kurrë nëse zgjoheni në mes të natës.

Mund të tingëllojë kundër-intuitive, por përgjigjja për të fjetur sërish është të mos e detyroni veten. Kjo sepse të qenit i shqetësuar për të fjetur mund të përkeqësojë më tej ciklin tuaj të gjumit.

“Të mendoni për faktin se nuk po flini mund të të zgjojë mendjen dhe t’ju bëjë më të shqetësuar. Një veprim më i mirë është të pranoni situatën tuaj – mos i rezistoni të qenit zgjuar – dhe të gjeni një fokus alternativ”, deklaroi Fiona Barwick, drejtoresha e Programit Sleep & Circadian Health në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Stanford.

Më shumë ekspertë të gjumit kanë ofruar këshilla të tjera që mund të tingëllojnë të çuditshme, por që mund të kenë një efekt më të madh në rikthimin në gjumë sesa thjesht të shtriheni atje me mendimet tuaja.

Eksperti i gjumit Luis F. Buenaver shpjegoi: “Është e rëndësishme të mos qëndroni në shtrat.”

“Nëse e bëni këtë, truri dhe trupi i juaj do të mësohet me zgjimin tuaj në shtrat, në vend të gjumit. Mund të jetë e vështirë ta lini një shtrat të ngrohtë dhe të rehatshëm pasi zgjoheni në mes të natës”, deklaroi eksperti.

“Por mendoni për këtë hap si një investim për gjumë më të mirë – nëse jo sonte, atëherë nesër mbrëma dhe në të ardhmen”.

Powered by WordPress