Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjashtë të vdekur në Australi, në mesin e tyre edhe sulmuesi

Gjashtë të vdekur në Australi, në mesin e tyre edhe sulmuesi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi. Në qytetin Sidnej, një person ka sulmuar me thikë disa persona.

Si pasojë e sulmit, raporton “The Guardian”, gjashtë persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë sulmuesin, i cili është neutralizuar nga policia australiane.

Disa persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa në rrjete sociale po qarkullojnë video të shumta të filmuara nga dëshmitarët e rastit. Disa prej tyre shfaqin vizitorët të frikësuar, e disa tregojnë se si të tjerë u përpoqën t’i rezistonin sulmuesit.

Pamjet ku shfaqet njëri nga vizitorët duke i dalë përpara sulmuesit për ta ndaluar të kryejë krime e kanë pushtuar internetin. Ky person nga shteti australian po konsiderohet hero pasi duke e bllokuar sulmuesin ka shpëtuar qindra jetë.

Powered by WordPress