Një aksident i rënde ka ndodhur në afërsi të Fakultetit Teknik. Të përfshira ishin dy vetura të cilat ishin në lëvizje.
Lajmin për TV Arbërine e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Raportimi i plotë:
Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./TvArbëria/