Prishtina e Re e ka fituar barazhin e Ligës së Parë, duke e mposhtur pas penalltive Dinamon e Ferizajt.
90 minutat u mbyllën me rezultat të barabartë 2:2, me Dinamon që ishte dy herë në avantazh, por kryeqytetasit arritën të barazonin në të dyja rastet.
E në vazhdime u shënuan edhe dy gola të tjerë. Ishte Prishtina e Re që kaloi në avantazh me golin e Urim Statovcit.
Megjithatë, në pjesën e dytë të vazhdimeve, Dardan Jashari shënoi autogol për të barazuar shifrat.
Si opsion i fundit mbetën penalltitë.
Gjithsej 24 penallti u ekzekutuan për ta përcaktuar fituesin. Në fund, Prishtina e Re triumfoi 7:6 për të avancuar tutje.
Të dielën, Prishtina e Re do të përballet me Feronikelin 74 në barazhin për Ligën e Parë.