Gjashtë fëmijë dhe dy të rritur janë në gjendje kritike në spital pas sulmit të djeshëm me thikë në Southport të Mbretërisë së Bashkuar.
Dy fëmijë kanë vdekur tashmë si rezultat i sulmit, i cili ndodhi në një klasë të yoga-s dhe vallëzimit.
Serena Kennedy, shefe e policisë së Merseyside, tha se një burrë i armatosur me thikë kishte hyrë në klasë dhe filloi të sulmonte fëmijët rreth orës 11:47 të së hënës.
“Kur [oficerët] mbërritën, ata u tronditën kur zbuluan se shumë njerëz, shumë prej të cilëve ishin fëmijë, ishin targetuar në një sulm të egër dhe kishin pësuar lëndime të rënda”, tha ajo.
“Ne besojmë se të rriturit që u plagosën po përpiqeshin me guxim të mbronin fëmijët që po sulmoheshin”.
Një djalë 17-vjeçar, nga fshati Banks në Lancashire dhe i lindur në Cardiff, u arrestua më vonë me dyshimin për vrasje dhe tentativë vrasje për këtë sulm.
Kennedy tha se “motivi për incidentin mbetet i paqartë”, por ai aktualisht nuk po trajtohej si i lidhur me terroristët, megjithëse Policia Kundër Terrorizmit North West kishte ofruar mbështetjen e saj për hetimin e rastit.