Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjakovë: Sulmohet seksualisht një vajzë, rasti në hetime

Gjakovë: Sulmohet seksualisht një vajzë, rasti në hetime

Një person ka deklaruar se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrugë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 26.12.2023 rreth orës 17:50, në Gjakovë.

Po ashtu bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar.

“Më 05.01.2024 është paraqitur në stacion policor ankuesi mashkull nga Kosova dhe i njëjti ka deklaruar se vajza e tij është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrugë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është në hetime.

/TV Arbëria