Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjakovë/ Raporton vjedhjen e targave, rezulton kallëzim i rremë

Gjakovë/ Raporton vjedhjen e targave, rezulton kallëzim i rremë

Policia e Kosovës në raportin e fundit 24-orësh ka njoftuar për një rast të lajmërimit apo kallëzimit të rremë në Gjakovë.

Sipas njoftimit, më 13 maj një grua kishte raportuar se i janë vjedhur targat e veturës, ndërsa të shtunën (17 maj) pas hetimeve lidhur me rastin, si dhe gjatë intervistimit të dyshuarës, është konstatuar se targat i kanë konfiskuar policia e një shteti tjetër.

“E dyshuara f/k me datën e cekur kishte raportuar se i  janë vjedhur targat e veturës, ndërsa me datë 17.05.2025 pas hetimeve lidhur me rastin, dhe gjatë intervistimit të dyshuarës, është konstatuar se targat i kanë konfiskuar policia e një shteti tjetër. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.