Dy raste të dhunës janë raportuar të kenë ndodhur brenda 24-orëve të fundit, ku si rezultat janë arrestuar dy persona.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur paraditen e së hënës, ku burri kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.
“06.02.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas nga Kosova pasi ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa nga rasti tjetër, viktima dyshohet se u sulmua nga i dyshuari. Siç bëhet e ditur, kjo ngjarje kishte ndodhur në mbrëmje.
“06.02.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas nga Kosova, nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, por ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet po aty.
/TV Arbëria