Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjakovë, 86-vjeçari gjendet pa shenja jete – policia konfirmon rastin

Gjakovë, 86-vjeçari gjendet pa shenja jete – policia konfirmon rastin

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se sot rreth orës 07:20, policia është njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Elezaj tha se “menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast  “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.