Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Gjakovë.
Atje një qytetar i ka thënë Policisë së të dyshuar të panjohur janë futur në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një armë, para të gatshme e stoli ari.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur para të gatshme, stoli/ bizhuteri, një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë të cilën e kishte me leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. “, thuhet në njoftimin e PK-së.