Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj gruas e vajzës së tij

Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj gruas e vajzës së tij

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Nënë e bij nga Gjakova kanë raportuar në Polici se bashkëshorti/babai i tyre ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre.

Policia përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se i dyshuari nuk është arrestuar pasi që i njëjti, është larguar në drejtim të panjohur, raporton teve1.info

“Gjakovë/09.09.2024-23:50. Dy viktimat femra kosovare (nënë e bij) kanë lajmëruar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti/babai) kishte ushtruar dhunë psikike. I dyshuari për momentin nuk është arrestuar pasi që ishte larguar në drejtim të panjohur.” – thuhet në raport.