Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Giroud tregon arsyen e largimit nga Milani

Giroud tregon arsyen e largimit nga Milani

Olivier Giroud do ta vazhdojë karrierën e tij tek skuadra e Los Angeles në futbollin amerikan MLS.

Kështu, Giroud largohet nga Milani si futbollist i lirë. E për largimin e tij nga italianët, ka folur sulmuesi francez.

“Ndjeva se kishte ardhur koha për të bërë një zgjedhje për të mirën e familjes, për të thënë “mjaft” për të performuar në një nivel shumë, shumë të lartë”. Por unë nuk do të shkoj në MLS si turist”,tha 37-vjeçari.

Giroud bëri 45 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar me kuqezinjtë duke shënuar 16 gola dhe dhuruar 9 asistime.

Sulmuesi shtatgjatë do të paraqitet me Kombëtaren e Francës në Euro 2024, që nis këtë javë dhe mbahet në Gjermani.