E ka nisur mjaft mirë edicionin e ri të garave duke u bërë lider në renditje dhe duke lënë mbrapa vetës emra si Real Madridi dhe Barcelona.
Bëhet fjalë për ekipin simpatik të Gironas, klub nga Katalonia në pronësi të Sheikh Mansour, kompania e të cilit zotëron edhe aksionet e kampionit aktual të Anglisë dhe Evropës, Manchester Cityt.
Me një stadium me kapacitet më të vogël se “Fadil Vokrri”, por me një tifozeri të flaktë në krahë, ekipi i drejtuar nga Michel Munoz po jeton ëndrrën nga e cila nuk duan të zgjohen.
Ata po mposhtin të gjitha ekipet një nga një me lojë të bukur dhe rezultate bindëse, duke fituar gjashtë dhe barazuar një ndeshje nga shtatë të parat. Girona janë lider me 19 pikë, para Real Madridit dhe Barcelonës.
Se në futboll ka surpriza është dëshmuar në shumë raste si ai i sezonit 2015/16 kur Leicester City u shpall kampion në Angli me një buxhet të limituar duke lënë pas vetes ekipe si Arsenal, Tottenham e Manchester City.
E çfarë dhurate më të mirë do mund t’ia bëntë Girona kapitenit të saj, se sa të fitonte titullin e ligës dhe ai të varte këpucët në gozhdë si kampion, sakrificat e të cilit më në fund u shpërblyen.
Pengesa e radhës për Gironan do të jetë Real Madridi, sfidë kjo e cila do të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 18:30.
/TV Arbëria