Albion Rrahmani, i cili njihet ndryshe edhe si “Lewandowski i Ballkanit”, ka marrë ftesë nga trajneri Alain Giresse për grumbullim në Përfaqësuesen e Kosovës.
Siç bëhet e ditur nga gazetari, Arlind Sadiku, sulmuesi i Ballkanit është ftuar për herë të parë te Kosova, për ndeshjet e muajit mars të Kosovës.
“Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje në këtë muaj, të vlefshme këto për ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian.
Fillimisht, ndeshjen e parë Kosova do ta luajë si mysafire kundër Izraelit më 25 mars, kurse tre ditë më vonë (28 mars) e pret Kombëtaren e Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/TV Arbëria