Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ministri Liburn Aliu mungon në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike

Ministri Liburn Aliu mungon në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu nuk ka marrë pjesë sot në mbledhje para Komisionit për Mbikëqyrje dhe  Financa Publike.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, ka treguar se Aliu ishte ftuar me 6 shkurt, por që pjesëmarrjen e kishte konfirmuar me datë tjetër, mirëpo që nuk është marrë si serioze.

”Me 6 shkurt është ftu, ka kërku nje datë tjetër, e ka konfirmu me daten 20 ne oren 11, ka kërku me ndryshu datën përsëri, por e kemi marrë si joserioze nga ana e tij dhe nuk e kemi shtyer më”, ka thënë ajo.

Ndërsa nga ana tjetër Visar Korenica, Deputet i Vetëvendosjes ,ka thënë se është papërgjegjësi e madhe mos ardhja e Ministrit.

”Është papërgjegjësi nga ana e ministrit por duhet t’i japim edhe një shans për një takim tjetër. Nëse nuk vie edhe një herë, unë ju jap votën time pro ta dërgojmë raportin në Kuvend pa e diskutu me ministrin”, tha Korenica.

Kështu, raportimi i  Ministrit Liburn Aliu, është shtyer me datën 27 shkurt.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress