Deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në profilin e tij personal, ka hedhur akuza drejtë Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit të udhëhequr nga Hajrullah Çeku.
Haxhiu, ka kërkuar nga Ministri Çeku të tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hybrid në vlerë 1.3 milionë euro, e që sipas tij në treg nuk kushton hiç me shumë se 270-deri në 300 mijë euro.
Ai ka bërë të ditur se këtë si çështje e ka ngritur edhe në Kuvendin e Kosovës, si një zhvatje, vjedhje dhe korrupsion të Qeverisë, dhe ka kërkuar edhe nga Prokuroria të hetoj rastin.
‘’Degradim I sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështim në Infrastrukturën sportive, dështim në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve- si pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sprotit’’, ka shkruar ai në Facebook.
Poashtu, sipas tij Ministri po merr poza duke u lavdëruar me zhvatjen e 1 milionë eurove të parasë publike.
/TV Arbëria
Postimi i Plotë i Bekim Haxhiaj