Zëdhënësi për Komunën e Malishevës, Valmir Gashi, përmes një postimit në Facebook është shprehur se partia e kuqe tentoi të përhapë një propagandë të rreme rreth investimeve për shkollën në Dragobil të Malishevës, duke përdorur mjete të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Ata përhapën informacionin se ky investim ishte realizuar nga Qeveria Kurti, pa marrë parasysh faktin se të vërtetën e arrin çdo person i interesuar shumë lehtë.
“Partia e kuqe sot u mundua me nje pale gershere me e kontrabandu te verteten rreth shkolles ne Dragobil te Malisheves.
Sot, bashke me fluskat e bores e hodhen propaganden se kjo shkolle eshte investim i qeverise Kurti, pa e menduar fare se tek e verteta sot cdo i interesuar arrine shume lehte.”
Ai shtoi se fakti është se ky projekt ka filluar në kohën kur Fatmir Limaj ishte në Qeveri dhe MASHT-i drejtohej nga partia e tij. Për më tepër, kontratën për ndërtimin e kësaj shkolle e ka nënshkruar kryetari i suksesshëm i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili atë kohë ishte Zëvendësministër i Arsimit.
“Vec me fakte ata heshtin! Fakt dhe e vertete eshte se, kjo shkolle eshte iniciuar ne kohen kur Fatmir Limaj ka qene ne Qeveri dhe MASHT eshte drejtuar nga partia e tij, dhe per me teper, nenshkrues i kontrates per ndertimin e kesaj shkolle, ka qene pikerisht kryetari me i suksesshem ne nivel Republike, Ekrem Kastrati, ate kohe ZKA ne Ministrine e Arsimit”.
Gashi ka theksuar se mashtrimet e partisë së kuqe nuk mund të kalojnë, të paktën jo në Malishevë.
/TV Arbëria