Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka publikuar foto të punimeve që po kryhen në rregullimin e sheshit dhe të parkingut nëntokësor të kësaj komune.
Kastrati, ka shkruar se Malisheva po bëhet çdo ditë e më e mirë.
Poashtu, ai është shprehur se projekti i sheshit se bashku me parkingun nëntokësor dita ditës po marrin pamjen që e meritojnë.
